Aktualitet Shpërthim tritoli në një lokal te “Komuna e Parisit”

Shpërthim tritoli në një lokal te “Komuna e Parisit”

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, xhama të thyer të lokalit.

Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe asnjë dyshim se për çfarë arsye është vendosur tritoli.

Sasia e lëndës plasëse, mësohet se ishte e vogël, por do të përcaktohet nga ekspertët.