Pavarësisht se nuk i mungojnë mundësitë ekonomike, Rita Ora e di shumë mirë se paratë dhe suksesi nuk janë burimi i vetëm i lumturisë.
Ajo që kemi më shumë nevojë në këtë botë janë njerëzit, dashuria dhe ngrohtësia e familjes, një vend ku je dhe ndihesh plotësisht vetvetja.
Ndonëse me një famë botërore, Rita Ora nuk preferon hotelet e shtrenjta kur vjen puna për të vizituar qytetin e saj Prishtinën. Përkundrazi artistja me origjinë shqiptare preferon të vizitojë një banesë fare modeste në Dardani, ku përgjatë vitit jeton gjyshja e saj.