Kuriozitete Ka një shpërblim për të ndihmuar këtë “gjigant” të dalë nga rrota,...

Ka një shpërblim për të ndihmuar këtë “gjigant” të dalë nga rrota, por asnjeri nuk ka guxuar nga viti 2016

Është një “bishë” e gjatë 4 metra, që frikëson vetëm ta shikosh. Por është edhe një qenie seriozisht e rrezikuar dhe që ka nevojë për ndihmë.

Nga viti 2016, krokodili siamez, një nga më të rrallët e Azisë, jeton duke patur në trup një rrotë motoçiklete në trup.

Nuk dihet si mund të ketë hyrë aty reptili i rrallë, por me siguri tani nuk di si të dalë, dhe problemi më i madh është se me zmadhimin e trupit, rrota rrezikon ta mbysë.

Për këtë arsye, autoritetet e Palut, një lokalitet në ishullin e Sulawesit në Indonezi, ka shpallur një shpërblim për të gjithë ata që do t’i afrohen krokodilit afër duke i hequr rrotën. Deri më tani, asnjë kurajoz nuk është dukur, dhe duke parë fotografitë nuk  kanë shumë faj.