Kryesore A ka skenar për dhunë në protestën e opozitës?

A ka skenar për dhunë në protestën e opozitës?

Nesër është paralajmëruar protesta nga opozita dhe mësohet se është marrë leje për zhvillimin e saj nga ora 12:00- 16:00.

Protesta do të zhvillohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Sakaq, burime nga SHISH për “American Eye” bëjnë me dije se janë marrë informacione se mund të ketë një skenar për provokime.

Sipas të njëjtave burimeve mund të sulmohet Kryeministria me gurë apo me sende të tjera.

Drejtuesit e policisë kanë dhënë urdhër mos t’i përgjigjen provokimeve të kësaj natyre për mos çuar në një përshkallëzim të situatës.

Por drejtues të PD-së thonë se bëhet fjalë për një version më të butë.

Ai sipas të cilit protesta e nesërme do të jetë një marshim ultimativ ku ti kërkohet Ramës që të japë dorëheqjen dhe të shkohet drejt zgjedhjeve me një qeveri teknike. / American Eye