Pirja e kafesë mund të ndihmojë në dobësim dhe shmangien e diabetit të tipit të dytë, pasi ajo djeg kaleritë e tepërta të trupit.
Sipas një studimi të fundit në Britani, një filxhan në ditë nxit veprimin e disa indeve që djegin sheqerin dhe yndyrën.
Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Notingemit testuan teorinë e tyre te 9 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 27-vjeçare. Ata panë se pasi pinë kafe, këta persona patën një rritje të veprimtarisë së indeve që djegin kalori.
Sipas studiuesve, besohet se është kafeina ajo që e nxit këtë veprimtari, por duhen kërkime të tjera për ta vërtetuar teorinë.