Ishulli i Shën Helenës në Atlantikun e Jugut po feston ditëlindjen e kafshës tokësore më të vjetër të gjallë në botë, atë të breshkës gjigante të Seychelles të quajtur Jonathan, që mbush 190 vjeç.
Shtëpia e guvernatorit të ishullit, ku Jonathan ka kaluar pjesën më të madhe të jetës është e hapur për tri ditë për vizitorët që dëshirojnë të festojnë këtë ditëlindje historike
Zyrtarët në ishull, i cili është një territor britanik jashtë shtetit, kanë bërë gjithashtu një seri pullash përkujtimore.
Ndërsa nuk ka asnjë të dhënë të vërtetë për lindjen e breshkës, Jonathan mendohet të ketë lindur rreth vitit 1832.
Ai u soll në Shën Helena nga Seychelles në 1882 si dhuratë për Sir William Grey-Wilson, i cili më vonë u bë guvernator.
Por Jonathan mund të jetë deri në 200 vjeç, sipas kreut të turizmit të ishullit. Jonathani është si një njeri i famshëm. Kafsha e moshuar jeton së bashku me tre breshka të tjera gjigante, David, Emma dhe Fred.
Sipas rekordeve botërore të Guinness, Jonathan është më i moshuari chelonian i kategorisë së familjes së breshkave.
Megjithëse pleqëria e ka lënë të verbër dhe pa shqisën e nuhatjes, dëgjimi i tij është i shkëlqyer. Sipas Guiness World Records, ai i përgjigjet mirë tingullit të zërit të veterinerit të tij.