Ekonomi Ndryshon brenda 24 orësh çmimi i naftës

Ndryshon brenda 24 orësh çmimi i naftës

24 orë nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, ky i fundit është mbledhur sërish dhe ka ndryshuar çmimet. Nafta është ulur në 209 lekë për litër, nga 214 lekë.

Benzina do të shitet me 187 Lekë, kurse gazi me 71 Lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 dhjetor, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.