Studiuesit kanë deklaruar se një gjitar ujor që thuhet se ka frymëzuar tregimet e lashta të sirenave, është zhdukur në Kinë.
Vetëm tre persona të anketuar nga komunitetet bregdetare në Kinë raportuan se kishin parë Dugong në pesë vitet e fundit, shkruan BBC.
I njohur si gjigandi më i butë i oqeanit, sjellja e ngadaltë dhe e qetë e Dugong ka të ngjarë ta ketë bërë atë të prekshëm ndaj peshkimit dhe aksidenteve të transportit detar.
Ai ekziston ende gjetkë në botë, por po përballet me kërcënime të ngjashme.
Prof. Samuel Turvey, nga Shoqëria Zoologjike e Londrës (ZSL), i cili është bashkautor i studimit kërkimor, tha: “Zhdukja e mundshme e Dugong në Kinë është një humbje shkatërruese”.
Shkencëtarët në ZSL dhe Akademinë Kineze të Shkencave shqyrtuan të gjitha të dhënat historike se ku ishin gjetur më parë Dugonget në Kinë.
Ata zbuluan se nuk kishte asnjë pamje të verifikuar nga shkencëtarët që nga viti 2000.
Përveç kësaj, studiuesit iu drejtuan shkencës qytetare për të intervistuar 788 anëtarë të komunitetit që jetonin në ato rajone bregdetare të identifikuara, për të përcaktuar se kur njerëzit vendas e kishin parë për herë të fundit një të tillë.
Mesatarisht, banorët raportuan se nuk kishin parë një Dugong për 23 vjet. Vetëm tre persona e kishin parë një në pesë vitet e fundit.
Kjo ka bërë që studiuesit kinezë të deklarojnë dugongun të zhdukur.