Sport Shorti i Champions League: Bayern, Barcelona dhe Inter në grupin e “ferrit”

Shorti i Champions League: Bayern, Barcelona dhe Inter në grupin e “ferrit”

Robert Lewandowski do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Bayern München, në fazën e grupeve të Champions League, pasi shorti i kësaj të enjteje vuri përballë gjermanët me skuadrën e tij të re, Barcelona. Për ta bërë grupin C një grup të vërtetë ferri, dyshes iu shtua edhe Interi.

PSG-Juventus është një tjetër sfidë luksi, pasi dy skuadrat do të përballen ne grupin H. Ndërsa Milani gjen Chelsea-n në grupin E.

Shorti u tregua bujar me kampionët në fuqi të Real Madridit.