Aktualitet Kallëzimi i rremë për vjedhjen e parave çon pas hekurave 27-vjeçarin, policia:...

Kallëzimi i rremë për vjedhjen e parave çon pas hekurave 27-vjeçarin, policia: I shpenzoi për lojëra fati

27-vjeçari me iniciale B.M. është vënë në pranga pasi kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e çantës me dokumente dhe para.

Pas kallëzimit të marrë nga i riu se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 mijë Lekë në makinën e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, Kashar, autoritetet policore kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 27-vjeçari ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e çantës me dokumente dhe para. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar çanta për të cilën kishte bërë kallëzim. Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shumën e parave, ai e ka shpenzuar për lojëra fati.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i tij për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.