Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha nuk ka bërë ndonjë shkelje ligjore pas dorëzimit të Klement Balilit dhe shoqërimin e tij në Tiranë.
I ftuar në “A Show” në News 24, Veliu thotë se ka negociuar 4 muaj me familjarët e tij për dorëzimin.
“E para dua të përgënjeshtroj që Klement Balili ka udhëtuar në makinën time dhe është lehtësisht e verifikueshme. Klement Balili ka udhëtuar me Forcat e Posaçme Operacionale që kanë qenë me veshje civile. Gjatë asaj dite kanë qenë dy makina.
Detyra e Policisë së Shtetit është të bëjë gjetjen dhe arrestimin e gjithë personave në kërkim dhe nuk është e shkruar në asnjë rresht që personatnë kërkim arrestohen vetëm nga RENEA apo 20 furgona policie. Qëllimi është që ky person në kërkim të shkojë para drejtësisë.
Drejtori i Policisë ka shkelur ligjin apo ka përmbushur detyrën si një nga 11 mijë punonjësit e policisë? Kam negociuar më shumë se 4 muaj për të bërë dorëzimin.
Nuk besoj se kam bërë ndonjë shkelje pse unë bëra të mundur para drejtësisë të atij. Absolutisht nuk ka pasur kushte. Kam negociuar me familjarët dhe u bë i mundur dorëzimi”.