Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është shprehur se ka provuar të pajtojë Dua Lipën dhe Rita Orën. Ajo ka thënë se nuk e di se çfarë po ndodh në të vërtetë mes tyre apo se cila është drama që ekziston.
31-vjeçarja ka pohuar se është përpjekur të jetë gjithmonë “ajo që nxit paqen” dhe t’i bashkojë vajzat, por tentativat e saj kanë dështuar, raporton “The Sun”.
Ajo shtoi se do të dëshironte vërtetë të realizonte një bashkëpunim me dy artistet shqiptare, por nuk beson se kjo do të ndodhë ndonjëherë, pasi nuk e di nëse armiqësia mes Ritës dhe Dua do marrë fund ndonjëherë.
“Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.
Është e çuditshme, sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe ndonjëherë mund të bëhemi vërtet konkurrente të njëra-tjetrës. Nuk po flas për veten, Duan, Ritën, por po flas për femrat në përgjithësi”, tha Rexha.
Këngëtarja tha se i njeh të dyja individualisht dhe se janë të mrekullueshme. Ndërsa një burim ka deklaruar për tablodidin The Sun se “është për të ardhur keq, sepse ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua ka treguar se sa shumë e admironte Ritën dhe se sa shumë dëshironte që në të ardhmen të bëhej si ajo.
Por tani gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancohet. Rita mundohet të mos përballet me Duan, sepse e urren dramën”, ka treguar burimi.