Flet për herë të parë profesor Përparim Kabo i cili mori në pyetje kandidatët për organet e reja të drejtësisë, KLGJ E KLP.
Kabo thotë se qëllimi i tij ishte të shikonte nivelin kulturor të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Të nderuar miq të njohur dhe të panjohur…qëllimi im ishte të shikoja nivelin kulturor të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ekspertiza e tyre profesionale ishte vlerësuar nga institucionet e arsimit të lartë. Në këto kushte unë provova thjesht atë që quhet kujtesë institucionale dhe kulturë e gjerë intelektuale.
Nga 11 vetëm 3 për mua ishin të shkëlqyer. Tani që shohim se kë do zgjedhin deputetët, këta të tre apo restin… Unë fola sepse nuk e dua atdheun tim si edhe Ju miq, me heshtjen.
Kultura e lart nuk të lejon të biesh në banalitet, kultura e munguar të përqafon me vesin dhe banalitetin ordiner. Ju faleminderit . Atdheu mbi gjithçka”, përmbyll profesor Kabo.