Një efektiv i Gardës së Republikës është pezulluar nga detyra, nën dyshimin se ka kanosur me armë një person.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në një lavazh makinash, ku rreshteri me inicialet K.N pas një debati ka nxjerrë pistoletën.
Shtetasi i kërcënuar ka bërë kallëzimin pranë komisariatit numër 3 të policisë, efektivët e të cilit kanë bërë pak më vonë shoqërimin e gardistit.
Ky i fundit, sikurse e kërkon rregullorja, është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.