Opozita bllokoi sërish foltoren e Kuvendit qysh në nisje të seancës së sotme parlamentare, pavarësisht thirrjes së nënkryetares Ermonela Felaj që të respektojnë dy ditë të shënuara, Festën e Mësuesve dhe të Grave.
“Ditë e veçantë me shumë emocion, në emër të Kuvendit do doja të uronim të gjithë mësuesit, edukatorët, pedagogët, do ia vlente sadopak respekt sepse shqiptarët kanë dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot do duhej të ndryshonte”, u shpreh Felaj.
Megjithatë situata vijoi e njëjtë.
Pavarësisht aksionit opozitar, mazhoranca votoi Projektligjin për Burimet Ujore, Projektligjin për Turizmin, ndryshimet në Ligjin për Investimet Strategjike, dhe ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës së Ndryshuar.
“Shikoj kartonat, jo fjalët!”, theksoi Felaj teksa kërkoi votimin nen për nen të projektligjeve përkatëse.