Ky është momenti kur një punonjëse farmacie në zonën e Astirit në Tiranë përleshet me një person, i cili shkoi për ta grabitur. Autori paraqitet si klient, dhe me pas drejtohet te banaku ku qëndronte punonjësja. Ai tenton të marrë me dhunë paratë e gjendura në sirtar, por ndeshet me rezistencën e farmacistes.
Gjatë përballjes me farmacisten, autorit i bien kartëmonedhat në tokë, ndërsa gruaja e ndjek agresorin deri te dera. Një tjetër person tjetër tentojë të bllokojë brenda autorin duke mbajtur derën nga jashtë, por nuk ia del.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë autori u identifikua si Egert Boçi, i cili u vu në pranga. Të njëjtin skenar ai përdor edhe në një farmaci tjetër në rrugën Teodor Keko, ku ka marrë me dhunë xhiron ditore në 31 Janar dhe në 19 Mars.
Edhe në këtë rast ai paraqitet si klient dhe më pas drejtohet tek vendqëndrimi i punonjëses së farmacisë.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 37-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera për të cilat po vijon puna për dokumentimin e tyre.