Kryesore Rama niset drejt Britanisë, zbardhet plani për të “sjellë” Man. City në...

Rama niset drejt Britanisë, zbardhet plani për të “sjellë” Man. City në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Britanisë së Madhe.

Burime bëjnë me dije se fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që vetë Rama lajmëroi dy ditë më parë në Durrës.

Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime me klubin e futbollit të Manchesterit.

Rama do shoqërohet nga ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi, dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Rama tha se përveç akademisë – që do të jetë rajonale, klubi i famshëm do të ndërtojë edhe një shkollë futbolli.

I themeluar 129 vite më parë, më 16 prill 1894, City është në pronësi të “City Football Group Limited”, një kompani shumëkombëshe me kapital kryesor nga Emiratet e Bashkuara Arabe (81%), por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Që prej marrjes së pronësisë nga sheikët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, klubi është ngjitur në elitën e futbollit kontinental, ndërsa këtë sezon është ende në garë për titullin kampion në Premier League, si dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League.