Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë gjithë kohës së pandemisë Covid-19, ku shumica e botës u karantinua, ka lyer dhe prerë vetë flokët.
Gjatë këtyre proceseve ajo është orientuar dhe këshilluar nga parukierja e saj, Julie McGuire, në një lidhje me Zoom.
Në deklarata për “The Telegraph”, Julie tha se e ka furnizuar kryeministren me formulat e ngjyrave dhe gërshërët e duhura për një vetëstilim.
“Ashtu si shumë klientë të tjerë, Nicola i ka prerë dhe lyer vetë flokët gjatë periudhës së karantinimit, me udhëheqjen time përmes Zoom”.