Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja të detyrueshme të karantinës 14-ditore për personat që do të hyjnë në Britaninë e Madhe.
Në thelb është një periudhë vetizolimi për ata që mbërrijnë me aeroplanë, anije ose trena.
Qytetarët, përfshirë ata britanikë, duhet të japin një adresë nga e cila synon të kalojë periudhën e izolimit dhe në rast shkeljeje do të ketë gjoba që shkojnë deri në 1 000 paund.
Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel shpjegoi se masa ka për qëllim të “parandalojë një valë të dytë” të koronavirusit”.
Sidoqoftë, nuk kanë munguar kritikat për rregullat e reja, nga disa sektorë, në veçanti ata industrialë, por edhe nga një numër i caktuar i deputetëve konservatorë.
”Të dhënat shkencore janë të qarta, nëse ne kufizojmë rrezikun e rasteve të reja të ardhura nga jashtë mundemi të parandalojmë një valë të dytë shkatërruese”, shtoi ajo.