Kryesore Skema: Skuadra me 5 persona i bëri atentat me snajper Çapjes

Skema: Skuadra me 5 persona i bëri atentat me snajper Çapjes

Ardian Çapja, një emër i njohur për drejtësinë, është paraqitur i plagosur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:37 minuta në spitalin e Elbasanit. Sipas policisë lokale, 55-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Report Tv mëson nga grupi hetimor në Elbasan se në atentatin kundër Ardian Çapjas kanë marrë pjesë 5 persona, ndërsa zyrtarisht gjithashtu mësohet se 55-vjeçari u qëllua me snajper. Tre autorë kanë qenë aktivë, njëri ka qenë shoferi, dy të tjerët kanë qenë pas në sedilje, njëri ka qëlluar me snajper dhe tjetri ka vëzhguar. Makina tip “Volkswagen” sharon ka qenë e mbushur me municion, ç’ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre.

Tre personat që morën pjesë në goditjen e Çapjes janë fiksuar nga kamerat, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre. Ndërkohë që dy persona e tjerë i kanë ndihmuar tre autorët që të largohen nga vendi ku dogjën makinën në Fushë Mbret, pak metra nga vendi ku ndodhi atentati. Sipas Report Tv, makina që u përdor në atentat ka qenë e vjedhur dhe po ashtu targa. Makina është vjedhur në Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen. Pronari i makinës është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen.