Çfarë është karma dhe si mund të ndikojë në jetën tuaj?
A e dini se çfarë është karma dhe si mund të ndikojë në jetën tuaj? Në thelb, koncepti lidhet me shprehjen “ne korrim atë që mbjellim”, domethënë secila prej veprimeve tona shkakton një reagim të Universit. Por ka shumë më tepër për të zbuluar në lidhje me të.
Çfarë është karma?
Fjala karma e ka origjinën në sanskritisht, një gjuhë e lashtë e shenjtë e Indisë, dhe do të thotë “veprim”. Termi ka natyrë fetare, përdoret në doktrinat budiste, hindu, sikh, teozofike dhe xhainiste, dhe në kohët moderne është adoptuar edhe nga spiritizmi.
Në këto fe, karma funksionon si një ligj universal i shkakut dhe pasojës, domethënë, për çdo veprim të praktikuar, do të ketë një reagim të Universit. Koncepti është i lidhur ngushtë me rrënjët e tij indiane, duke përfshirë besimin në rilindjen pas vdekjes. Në këtë kuptim, mund të zgjasë më shumë se një jetë, duke i bërë përvojat e përjetuara nga një person të lidhen me sjelljen e tij në jetë të tjera.
Sipas filozofisë indiane, karma nuk është një lloj ndëshkimi dhe shpengimi, por më tepër një mjet për të vendosur rendin e sjelljes individuale.
10 ligjet e karmës
Ata që të lëndojnë, me kalimin e kohës do të dëmtohen vetë dhe nëse je me fat, Zoti do të të lërë të shohësh.
Fale njeriun dhe veprimet e veta, mos iu jep kurrë urrejtjes, lëre të ikë, çliroje, dhe karma do të bëjë atë që duhet bërë
Bëj mirë dhe e mira do të të vijë.
Karma nuk humbet kurrë asnjë adresë.
Edhe një lojtar i mirë, do të bëhet një ditë lodra e një lojtari më të mirë. Quhet karma.
Pastrimi i karma-s:
– jini mirënjohës
– veproni me dashuri
– kontrolloni motivet
– kujdes sjelljen
– falni.
-Kur një zog është gjallë, ha milingona. Kur zogu vdiq, e hëngrën milingonat.
-Rrethanat mund të ndryshojnë në çdo kohë. Mos zhvlerësoni apo lëndoni askënd në këtë jetë.
-Mund të jeni të fuqishëm sot, por koha është më e fuqishme se sa ju.
-Duhet të kalosh nëpër më të keqen, që të marrësh më të mirën.
-Karma nuk ka menu, të shërbehet ajo që meriton.
-Si të trajtojnë njerëzit është karma e tyre, si reagon, është e jotja.