Ushtria serbe zbuloi të shtunën helikopterë të rinj të blerë në Rusi, dhe presidenti Aleksandar Vuçiç mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të tyre në aeroportin ushtarak në Batajnica afër Beogradit.
Vuçiç tha se helikopterët e rinj Mi-35, H145M dhe Mi-17 ishin blerë sepse “situata ishte dukshëm më e mirë” në buxhetin e shtetit dhe se ato u blenë “me një zbritje të konsiderueshme dhe lehtësim” dhënë Serbisë nga pala ruse.
Falë “miqve rusë”, Vuçiç tha që këto ishin helikopterët më të mirë në Europë, të cilët shumë i quajnë “karroca të djallit”, por theksoi se këto avionë do të shërbenin si roje të Serbisë.
Gjatë prezantimit të këtyre helikopterëve të rinj, Presidenti i Serbisë demonstroi “se si kontrollohet cilësia e tyre në Ballkan” duke goditur me gishta në xhamin e “karrocave të djallit” dhe duke e bindur veten për qëndrueshmërinë e tyre.
This is how you check quality of newly acquired helicopters in #Balkans.pic.twitter.com/fdCFb8FqjT
— Aldin 🇧🇦 (@aldin_ww) December 8, 2019