Pas kërkesave ankimore të PD-së dhe LSI-së, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të marrë në cilësinë e provave, materialet zgjedhore për 24 Qendra Votimi në Qarkun e Beratit.
Këtë të hënë u hapën 24 kuti ku kryesisht u morën për rishqyrtim procesverbalet, listat e zgjedhësve, tabelat përmbledhëse, tabelat për subjektet, tabelat për kandidatë dhe shënimet në regjistra.
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së kërkoi që të bëhej një fotokopje e listave të zgjedhësve për të bërë kryqëzimin e të dhënave, por kjo kërkesë u mohua nga KQZ me arsyetimin se ka të dhëna sensitive.
Në rast se do të hasen paqartësi dhe problematika në këto prova që do të marrë KAS, atëherë do të ketë rinumërim të votave në Qarkun e Beratit.