Politika Kaseta e masakrës së Krushës, Dashamir Peza: E mori BBC, nuk ka...

Kaseta e masakrës së Krushës, Dashamir Peza: E mori BBC, nuk ka pasur kopje tjetër

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza, në kohën e luftës në Kosovë ka qenë përkthyer si BBC. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peza tregon se BBC ka marrë videon e masakrës së Krushës dhe nuk ka pasur një kopje të këtyre pamjeve.

Më tej Peza tregon se me Melaim Bellanicën është takuar sërish me gjithë grupin e BB dhe i kanë shpjeguar atij që videon e masakrës do e mbanin ata.

Si u takuat me Melian Bellanicën?

Ne kemi qenë duke punuar në kufi në Morinë dhe kemi qenë duke bërë intervista të ndryshme. Ka ardhur vetë Milaimi tek ne dhe ka thënë që ka një video që tregon krimet që janë kryer në fshatin e tij, në Krushë të madhe. E pyetëm se ku e kishte fshehur kasetën dhe na thanë që e kishte fshehur në trupin e nënës së tij, pasi kishte frikë se atë mos e kontrollonin. Dhe tha që mund të na i vinte në dispozicion. E morëm kasetën, e kemi parë kasën të gjithë. Unë nuk kam arritur që ta shikoj deri në fund, pasi ka qenë shumë e tmerrshme. Pastaj u vendos së sa duhet të transmetohej, dhe u zgjodh që të transmetoheshin 2 tre minuta.

Kur janë transmetuar këto pamje?

22 vjet përpara, ka qenë një ngjarje shumë,shumë e rëndësishme. Mund të them që atë natë kemi qenë tek bar Amerika, ku mblidheshin gazetare dhe lajmi ishte hapur tek të gjitha mediat që BBC do jepte një skup. Mbaj mend që kur mbaroi lajmi të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën.

Çfarë ndodhi më pas me kasetën?

Zoti Bellanica nuk e ka marrë më kasetën, e ka mbajtur BBC. Është shpjeguar Meliamit që është një kasetë shumë e rëndësishme që përben lajm dhe me sa mbaj mend unë është arritur një marrëveshje për këtë gjë. Por më pas se çfarë ka bërë BBC me këtë kasetë nuk e di.

Në fund ai shton se kaseta mund të ketë përfunduar tek UNMIK, si institucion dhe jo një individi.