Katër pjesëtarë të familjes së infermierit të infektuar me koronavirus në Kukës dhe një kolege e tij, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Konfirmimi i tyre u bë pas testit të kryer në ISHP dhe përfundimit të rezultateve. Pas rastit të djeshëm, ISHP mori 58 tampone, nga të cilët 27 për personelin mjekësor e pjesa tjetër për familjarët dhe kontaktet e tyre.
5 rastet e reja dolën nga testimin i 27 tamponëve të realizuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot janë dërguar 31 tamponë drejt laboratorit në ISHP.
Njësia vendore e shëndetësisë në Kukës tha se po punon pa ndërprerë dhe me autoritetet për situatën e krijuar dhe identifikimin e plotë të vatrës. Bëhet e ditur së familjarët dhe infermierët janë në gjendje të mirë shëndetësore.