Katër pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 57 – 86 vjeç.
Ndërkohë, nga 2520 testime që janë kryer në total kanë rezultuar të infektuar 169 qytetarë. 49 raste janë konfirmuar në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.