Kryesore Katër të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Tirana, Divjaka, Berati e Durrësi, të moshave nga 67 deri në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 2396 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 301 qytetarë, në këto bashki:

101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Në të gjithë vendin janë 5474 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar

Statistika (16 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          301

Të shëruar në 24 orë       463

Të shtruar në spitale       125

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 2396