Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 424 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.
Viktimat janë një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti.
Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve të reja. Janë 171 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, nga 952 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15570 raste me koronavirus, prej të cilëve 5561 janë aktivë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 85 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9585.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.