Sport Largimi i Suarezit, Koeman tregon prapaskenat: I shkova Messit në shtëpi

Largimi i Suarezit, Koeman tregon prapaskenat: I shkova Messit në shtëpi

Largimi i Luis Suerezit dhe qëndrimi i Messit me detyrim në “Camp Nou” mbeten tema të diskutueshme në Spanjë. Trajneri i Barcelonës, Ronald Koamen është shprehur se Luis Suarez mund të kishte qëndruar dhe të provonte se drejtuesit e klubit e kishin gabim.

“Në rastin e Suarez, ishte e vështirë që të luante titullar. Ia bëra të njohur këtë fakt. Ai e kishte të vështirë, por nuk kisha ndonjë problem me të. Luis stërvitej normalisht, stërvitej mirë. Në fund bëri zgjedhjen për t’u larguar dhe unë i thashë: Nëse nuk largohesh, për çfarëdo arsye, atëherë je vetëm një futbollist më shumë në këtë grup, mund të provosh se kam gabuar. Mund të kishte qëndruar, por klubi ndjeu se skuadra duhej të rinovohej. Tani luan Ansu Fati, 17 vjeç. Ne kemi Pedrin, 17 vjeç, i cili merr shanset e tij. Ronald Araujo është aty në moshën 21-vjeçare. Trincao vlen shumë dhe është 20 vjeç. Po kështu, kemi marrë Sergino Dest, i cili është 19 vjeç. Pra, janë të gjithë lojtarë për të ardhmen”.

Largimi i Suarezit shkaktoi zemërimin e Messit. Holandezi shpjegon se ka folur me yllin argjentinas për këtë problem.

“Nëse keni dikë në dhomën e zhveshjes, me të cilin ju, gruaja dhe fëmijët rrini bashkë jashtë futbollit, atëherë një reagim i tillë ka kuptim. I thashë Messit: E kuptoj që jeni zhgënjyer dhe mendoj se është një situatë e dhimbshme që ai po largohet, por këto janë zgjedhje të klubit”.

Sa i përket qasjes së 6 herë fituesit të Topit të Artë në stërvitje dhe ndeshjet zyrtare, Koeman nuk ka dyshime: “Pas nënshkrova me Barçën, menjëherë kontaktova Leon. Shkova në shtëpinë e tij dhe bisedova me të për të ardhmen. Ai ishte i qartë për pakënaqësitë që kishte. Në fund funksionoi mirë dhe që nga momenti kur pranoi qëndrimin, Messi ka bërë gjithçka që unë pres prej tij”.