Aktualitet Kelmend Balili do të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme

Kelmend Balili do të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme

Kelmend Balili do të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Balilit për t’u transferuar nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit nga Klemend Balili është bërë një vit më parë në Gjykatën e Elbasanit, për shkak te gjendjes së tij shëndetësore.

Kelmend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës.

Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.