Presidenti turk Tajip Erdogan shprehu synimin e tij për të zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët në vijim, duke shpresuar se komunikimi telefonik me ta do të çojë në një takim të tyre në Turqi, me synimin që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dy vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues.
Ai ka pritur bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe ndërmjet negociatorëve nga të dy vendet në Stamboll, ndërsa po kërkon edhe një takim mes dy presidentëve.
“Shpresat tona nuk janë shuar,” u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.
“… Ne planifikojmë të kemi një tjetër bisedë telefonike me (presidentin rus Vladimir) Putin dhe (presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky sot ose nesër. Ne synojmë ta çojmë procesin e Stambollit në nivelin e liderëve”, shtoi lideri turk.