Nga Jason Gay
Hej fëmijë. Unë jam shoku juaj Jason. Ju nuk duhet t’i dëgjoni gjithmonë të rriturit, sepse ata do të i’u japin shumë informacion dhe do të i’u flasin vetëm për politikën dhe pasurinë e patundshme.
Por mendoj që mua të më dëgjoni për diçka; ngisni një biçikletë. Lutem që ta pranoni këtë këshillë nga një njeri jo shumë i urtë, kur ka qenë në moshën tuaj. Të ecësh me biçikletë është një nga vendimet më të mira që do të merrni ndonjherë. Më besoni. Ju do të merrni disa vendime të këqija në jetën tuaj. Por të ngisni një biçikletë, nuk është një i tillë.
Ka një milion arsye pse! Mund të fillojmë me argëtimin që do të keni kur hipni në biçikletë, duke pedaluar për të arritur diku, apo duke kaluar me vështirësi në një shteg të ngushtë. Në fillim duket e vështirë të mësosh bicikletën, por nuk është. Ndoshta, do të rrëzoheni disa herë, por pikërisht kjo gjë do të i’u bëjë që të mos harroni kurrë në jetë se si të ngisni një biçikletë. Një tjetër arsye, është se të ngasësh biçikletën është e shëndetshme dhe ky mjet shërben edhe për të lëvizur, por edhe për të bërë stërvitje njëkohësisht, sidomos kur të ngjisni kodrat. Kjo gjë është shumë e shëndetshme për trupin tuaj, por edhe për mendjen tuaj. Një udhëtim me biçikletë do t’iu qetësojë mendjen nga zhurmat e përditshme.
Këto gjëra ndodhin në sekonda, ju do të ngisni një bicikletë dhe menjherë do të ndjeheni më të gjallë.
Në të vërtetë arsyeja që unë ju këshilloj të ngisni një bicikletë është kjo:
Ndoshta, nuk është një shpjegim i mjaftueshëm, por mënyra se si zinxhiri kalon mbi aksin e biçikletës është një mrekulli e inxhinierisë, por gëzimi i vërtet kur ngisni një bicikletë është liria që ofron. Ju jeni komandant i mjetit tuaj, nuk jeni i varur nga askush, i lirë për t’u arratisur, për të eksploruar dhe për të përjetuar gjëra të reja. E di që mund të udhëtosh më mirë me një makinë, autobuz, apo avion, por kjo është diçka ndryshe. Një bicikletë të zgjat jetën. Vitin e kaluar, kur basketbollisti i madh LeBon James, hapi një shkollë publike në qytetin e tij dhe i dhuroinjë bicikletë, çdo fëmijë që rregjistrohej në shkollë , u nxita ta pyesja se pse e bëri këtë verpim. Përgjigja e tij ishte: “Nëse keni pasur ndonjëherë një biçikletë, e dini mirë se kjo është një mënyrë për të shkuar ku të doni dhe të ndjeheni të lirë”
Pra nëse nuk doni një këshillë nga unë, merreni si një këshillë nga LeBon apo çdo kush tjetër. Ngisni një biçikletë. Udhëtoni gjithë kohës, larg të shkoni dhe do të dëshironit që kurrë të ndalonit.
*Jason Gay është gazetari sportiv i Wall Street Journal..Jason ka shkruar edhe për gazeta të ndryshme si Vogue, GQ, Rolling Stone dhe Outside. Në 2016-ën ai u vlerësua gazetari më i mirë sportiv i vitit nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë në Amerikë.