Me lutjen që shqiptarët të kenë besim tek mjekët dhe kërkesa e tyre për të qëndruar në shtëpi, shefja e shërbimit në Spitalin Infektiv, Najada Çomo tha se në këtë pavion tashmë po përballen me shtim të të infektuarve, tre prej të cilëve janë në terapi intensive.
Videon me mesazhin e mjekes e ka postuar kryeministri Edi Rama i cili shkruan: “NAJADA, SHEFJA E FORCËS SPECIALE NË VIJËN E ZJARRIT, KU LUFTOHET ORË E MINUTË PËR TË SHPËTUAR PENGJET E ARMIKUT, KA NJË MESAZH DHE NJË LUTJE PËR JU: MOS DILNI NGA SHTËPIA🙏#RESPEKT”
Mesazhi i mjekes Najada Çomo: “Ju përshëndes nga shërbimi Infektiv. dua tu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv, gjendja e një pjese të tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore”.