Extra Këngëtari italian me nënshtetësi shqiptare “non grata” në Ukrainë

Këngëtari italian me nënshtetësi shqiptare “non grata” në Ukrainë

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, njëherësh dhe shtetas shqiptar (pak kohë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare) është shpallur si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Ukrainë.

Sipas agjencisë të lajmeve ruse, Interfax, Ministria e Kulturës e Ukrainës ka përfshirë gjithashtu Albano Carrisi (Al Bano) në listën e individëve që konsiderohen një kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të pozitave të tij pro-ruse.

Lista e zezë përpilohet dhe përditësohet nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, shërbimeve të sigurisë ukrainase dhe Këshillit Kombëtar të Televizionit dhe të Radios.

Dyshja e përbërë nga Al Bano dhe Romina Power ishin shumë popullor në Evropë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet ’80 dhe ’90. Këngëtari kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Putinin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur presidenti rus ishte kreu i KGB-së.

Albano Carrisi më nëntor të 2018 ishte i ftuar në ceremoninë e 100 vjetorit të KGB e në një intervistë të fundit ka deklaruar se e ka takuar presidentin Putin 3 herë; më 1986 pas një turneu muzikor në Moskë e Leningard; në 2004 në Cremlin në festën e fundvitit e nëntorin e shkuar me rastin e 100 vjetorit të KGB.

Albano Carrisi e ish gruaja e tij Romina Power janë këngëtarë mjaft të preferuar në vendet ish-sovjetike. Aktualisht çifti i këngëtarëve organizon shpesh koncerte në Rusi e Ukrainë.

Në listën e zezë të personave në rrezik për sigurinë e Ukrainës janë dhe aktori italian Michele Placido pasi ka shpreheur haptas admirimin e tij për Presidentit Putin e aktori francez Gerad Deparideu, i cili ka marrë nënshtetësinë ruse.