Extra Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Menjëherë pas martesës private, këngëtarja e njohur Rona Nishliu dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ky moment ka ardhur, pasi Rona ka sjellë në jetë një vajzë. Prive ka dhënë lajmin duke treguar edhe emrin e veçantë të vogëlushes. Rona dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta quajnë të bijën, Noa.

Ky emër në fakt është pranë emrit të mamit Ronës, mirëpo çfarë do të thotë? Ky emër vjen nga hebraishtja dhe është mjaft i njohur për vajzat në Izrael dhe do të thotë “lëvizje”.

Në Bibël, Noa ishte një nga pesë bijat e Zelofehadit. Noa gjithashtu në japonisht do të thotë “Nga dashuria”.