Aktualitet Kep Arapi kërkon ndryshim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore

Kep Arapi kërkon ndryshim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore

Rexhep Rapi, i njohur si Kep Arapi, kërkon zbutjen e masës së sigurisë për arsye shëndetësore. Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë grup ekspertësh nga Mjekësia Ligjore për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij.

Rexhep Rapi u vu në pranga pas zbardhjes së komunikimeve në rrjetin telefonik “Sky ECC”, ndërsa bashkëpunëtori tjetër i tij, Dejvi Gjermeni u arrestua në Limburg të Holandës, pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe INTERPOL.

Dyshohet se Rapi e donte të vdekur Plakun, pasi ai ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por u shpall i pafajshëm më pas. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë.