Aktualitet Plagosi me armë zjarri fqinjin në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori

Plagosi me armë zjarri fqinjin në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës 31-vjeçari Amarildo Kuçi, i cili pasditen e së shtunës plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Xhevair Kolaveri në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta për shkak të disa pengesave të vendosura në rrugë për të mos lejuar parkimin e mjeteve.

Menjëherë pas ngjarje, 31-vjeçari Kuçi u largua teksa ditën e sotme ai dorëzoi dhe armën e zjarrit të përdorur për plagosjen dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.