Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler e ka përjetuar në mënyrë dëshpëruese aspektin dhunëushtrues të protestës së opozitës, organizuar të shtunën.
“Shqipëria del në lajmet e mbrëmjes austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë, për fat të keq, me temë kryesore dhunën. Ishte një shfaqje e madhe e forcës së qytetarëve të angazhuar deri sa nisën të hidhnin gurë. Mundësi e humbur. Me që ra fjala, një sjellje kjo jo unike për opozitën aktuale”, shkroi Johann Sattler.
Ndërsa drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, iu përgjigj duke shkruar: “Unë mendoj se ne duhet të duartrokasim policinë për sjelljen e tyre jashtëzakonisht profesionale. Asnjë përplasje e vetme midis forcave të policisë dhe protestuesve, edhe pse gurë dhe flakë u hodhën disa herë drejt ndërtesës qeveritare. Por Shqipëria është ndryshe dhe nuk është ajo që pamë dje”.