Pas denoncimit në parlament se ishte kërcënuar me jetë brenda në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari merret në mbrojtje.
Ministria e Brendshme i cakton truprojë një oficer të policisë parlamentare.
Hajdari qarkullon në korridoret e Kryesisë së Kuvendit e shoqëruar nga gardisti i posaçëm.
Deputetja demokrate Rudina Hajdari bëri një deklaratë të fortë në nisje të seancës së 28 Tetorit ku tha se është kërcënuar fizikisht nga deputetë të tjerë në zyrën e saj tek selia e Kuvendit.
Madje ajo foli për viktima duke kërkuar që të marren masa pasi mund të ndodhin gjëra të rënda.
“Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam raste që në zyrën time të vijnë persona që të më kërcënojnë”, denoncoi Hajdari.