Deputeti Ligoraq Karamelo është kërcënuar pas vendimit për të pranuar mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike.
Në një prononcim për Report Tv, Karamelo është shprehur se ka bërë denoncim në drejtorinë e Policisë së Korçës.
Ai ka deklaruar para grupit hetimor se është sharë dhe ofenduar, ndërsa përsa i përket autorëve ka thënë se nuk i njeh.
“Tre persona më kanë kërcënuar me jetë para Katedrales. Unë nuk i njoh. E di që situata është delikate, por gjykoj se ky duhet të jetë një mësim për elementë të tillë. Unë mandatin e deputetit nuk e dorëzoj” – tha ndër të tjera Karamelo.
Mësohet se Policia deri tani ka shoqëruar një person.