Kosova Kërcënoi me vrasje kryeministrin Kurti, në pranga një person në Kosovë

Kërcënoi me vrasje kryeministrin Kurti, në pranga një person në Kosovë

Një person është arrestuar për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Ai dyshohet se ka kanosur me vdekje kryeministrin Albin Kurti. Arrestimi është konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku bëhet me dije se N.S. ka shkuar një postim në rrjetin social “Facebook” për vrasje të kreut të qeverisë së Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” me përmbajtje inkriminuese”, ka njoftuar Prokuroria.