Kleviol Ahmeti, reperi që është bërë i njohur për videot e tij në TikTok është ndaluar nga policia në Rinas. Ndalimi i Ahmetit është bërë pas denoncimit nga reperi Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy.
Sipas denoncimit të bërë nga Noizy dhe i ati, ata e akuzojnë të riun se u ka shkaktuar gjendje frike dhe ankthi të vazhdueshëm për shkak të kërcënimeve të bëra në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale.
Kallëzimi penal ndaj Kleviolit që njihet edhe me emrin Cllevio është bërë më 13 prill. Ahmeti rezulton me precedentë penal. Ai është dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.