Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë në një familje dhe arrestoi një 54-vjeçar që kërcënonte me armë zjarri se do të vriste bashkëshorten dhe 3 fëmijët.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, u bë i mundur arrestimin i shtetasit O.M. në fshatin Gurrë, të njësisë administrative Petrelë. Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve dhe në momentin e mbërritjes së Policisë, u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar familjarët.
Gjatë kontrollit në banesë, 54-vjeçarit iu sekuestruan dy armë zjarri, një sasi fishekësh, 3 kallëpe tritoli dhe një thikë.