Një ditë më parë, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një letre publike drejtuar disa prej ambasadorëve në Shqipëri, që Shkodra do të ishte e gatshme të pranonte një komision Administrativ Europian, për të dalë nga kriza politike në vend.
“Në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën!”, shkroi Ademi.
Një përgjigje për këtë sugjerim, ajo e mori nga ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler. “Viti 2019 nuk është 1913. Shqipëria synon të nisë bisedimet me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftësi për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë, stina e konflikteve duhet të pasohet nga stina e zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime të qetë”, shkruan Sattler në një postim në Twitter.