Aktualitet Kërkoi masë më të lehtë sigurie, rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për një masë më të butë sigurie.

Beleri kërkoi zëvendësim të masës së sigurimit, më të lehtë se ajo e arrestit me burg, por gjykata e refuzoi.

Fredi Beleri u arrestua në Himarë 3 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash.

Pavarësisht arrestimit, Fredi Beleri arriti që të fitojë Bashkinë e Himarës.