“Kam ende shumë gjëra për të bërë”, deklaroi kryetari i një bashkie në Francë, Marcel Berthome, edhe pse është 97 vjeç.
“Ka ende sfida të reja me të cilat duhet të përballemi. Edhe 97 vjeç mund të jesh interesant”, theksoi ai.
Marcel Berthome, 97 vjeç, kryetar i bashkisë së Saint Seurin sur l’Isle që nga viti 1971, ka në plan të kandidojë sërish për një mandat gjashtëvjeçar, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.