Ju ka ndodhur aksidentalisht që të harroni të holla letre në xhepin e pantallonave dhe këto të përfundojnë në rrobalarëse?
Nëse e keni menduar si problem, Këshilli Evropian ua heq këtë merak.
Në një video të publikuar para pak ditësh, KE-ja, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e valutës evropiane, tregon se bankënota ka rezistencë ndaj ujit, të ftohtit, të nxehtit (jo flakës), kimikateve, shtypjes, hekurosjes dhe zhubrosjes, sado të theksuara qofshin ato.
Eksperimenti sigurisht u fokusua te aksidenti më i shpeshtë, ai i futjes së parave në makinë. Por videoja shfaq qëndrueshmërinë e bankënotës edhe ndaj ujit.
Mjafton që ajo të teret dhe gjithçka kthehet në vlerën normale.