Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë nuk do të jetë më në varësinë e Ministri i Zhvillimit Urban. Kjo agjensi nga sot do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Ndryshimi i këtij vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme.
Këshilli i ministrave vendosi:
Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
- Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.”.
- Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.