Bota Kështu u vra Soleimani: Gjenerali që ndihej i sigurt u tradhtua nga...

Kështu u vra Soleimani: Gjenerali që ndihej i sigurt u tradhtua nga një dron

Detajet e blicit/ Amerikanët e kishin përgatitur terrenin prej kohësh. Themelore puna e inteligjencës. Vdekja që erdhi nga qielli me armën e preferuar të presidentëve amerikanë

Nga Guido Olimpio*

Ishte një dritare oportuniteti, kështu e shpjegojnë, dhe SHBA vrau Qasem Soleimanin. Por për ta bërë e patën përgatitur terrenin prej kohësh. Gjenerali nuk ishte një figurë dosido, duhej një vendim politik dhe lëvizje të mirëmmenduara.

Vdekja nga qielli

Rindërtimi fillestar i ngjarjes ia atribuon sulmin një droni, snajperit të qiellit, arma e preferuar e presidentëve amerikanë. Nga Obama tek Trumo. Dëshmitë shtojnë edhe hipotezën e helikopterëve Apache, të rreshtuar preh kohësh në instalimet amerikane në Irak. Vdekja erdhi nga qielli, më saktësi. Predhat shkatërruan dy makina të kapura në befasi në një rrugë pranë aeroportit të Bagdadit.

Inteligjenca

Puna e agjencive të inteligjencës ishte themelore. Amerikanëve nuk iu mungojnë veshët elektronikë dhe sytë njerëzore, kanë edhe shumë aleatë që kishin një llogari të hapur me gjeneral Soleimanin.

Rrjeti që i përgjigjej aparatit të drejtuar nga gjenerali është i fuqishëm, por edhe i madh, çka lë mundësinë për infiltrime.

Zyrtari i lartë iranian kishte vendosur të lëvizte me një autokolonë të vogël, vetëm dy makina dhe një eskortë të reduktuar. Ndihej i sigurt dhe jo shumë i zbuluar, në fund të fundit mbulonte një rol të dyfishtë. Lider i një sistemi sekret dhe personalitet që duhej të ndërhynte personalisht në raste nevoje, por edhe për ambicie. Nuk bëhej fjalë të qëndronte i fshehur në një tunel, disa nga daljet e tij publike ishin shpërndarë në mediat sociale dhe ndërvepronte me Twitter-in. Siç rrëfejnë ai arriti në Irak me një avion që kaloi një hapësirë ku antenat amerikane janë të afta të kapin shumicë. Stacionet e monitorimit dhe avionët spiunë amerikanë janë një prani konstante në zonë. Gjithashtu është e mundur që në terren ka pasur anëtarë të forcave speciale ose paramilitarë të CIA-s që kanë dhënë konfirmimet e fundit.

Zinxhiri i ngjarjeve

Tani të imagjinojmë zinxhirin e asaj që ndodhi. Trump ka autorizuar futjen Soleimanit në listën e shënjestrave. Agjentët e spiunazhit kapën të dhënën kryesore: ka arritur në Bagdad. Menjëherë ka nisur operacioni i ekzekutimit në dy nivele: avionët janë përgatitur me drone, Pentagoni zgjeroi përforcimet në zonë si përgjigje e sulmit në ambasadë nga ana e milicëve.

Informatorët që ndjekin rrugët e lëvizjeve të avionëve sinjalizuan 48 orë para sulmit fluturime nga SHBA dhe baza të tjera. Transferimi i batalionit të parashutistëve dhe rreshtimi i 100 marinsave të ardhur nga Kuvajti. Të gjitha këto lëvizje ishin në njëfarë mënyre një përgatitje në rast të një hakmarrjeje.

Paralajmërimi

The Guardian ka risjellë fjalët e thëna nga gjenerali 18 muaj më parë: “Zoti Trump, të paralajmëroj, jemi pranë tej në vende ku nuk mund ta imagjinosh… Tu do ta nisësh luftën, por do të jemi në që do ta mbarojmë”. Në fakt, Soleimani nuk do të jetë.

*Corriere della Sera/American Eye