Bëni sytë katër dhe analizoni me kujdes partnerët pas këtij artikulli! Ju urojmë suksese.
1- E kanë të vështirë t’i kontrollojnë impulset e tyre
Adrenalina e tepërt mund të jetë tipar i personave që kanë prirje të tradhtojnë. Kjo sepse ata jetojnë gjithë kohës duke u përpjekur të fshihen nga partneri apo duke gënjyer vazhdimisht për t’i shpëtuar situatave të sikletshme.
Ata që s’kontrollojnë dot impulset (me përjashtim të njerëzve që vuajn nga ADHD) janë më të prirur për tradhti, por kjo s’do të thotë të bëheni paranojakë…
2- Përgjithësisht merren me shitje ose në fushën e mjekësisë
Studimet kanë treguar se një pjesë e mirë e burrave dhe grave që kanë prirje për të tradhtuar punojnë në fushën e mjekësisë ose merren me tregti. Përgjithësisht këto lloj punësh kanë orë të zgjatura dhe nivel të lartë stresi.
3- Kanë tendencë të jenë narcistë
Dikush që është ekstremisht egoist, që ka nevojë gjatë gjithë kohës për vëmendje dhe nuk është empatik ka më shumë gjasa të tradhtojë se të tjerët. Këta njerëz kanë tendencën t’i shohin me shumë racionalitet partnerët dhe mendojnë që e meritojnë tradhtinë nëse ndihen të neglizhuar apo të pavlerësuar. Nuk kanë kapacitetin e duhur për të kuptuar sesi sjellja e tyre mund t’i lëndojë të tjerët, prandaj shanset për tradhti janë më të larta.
4- Gishti i tyre i unazës është më i gjatë
Ka shumë tipare personaliteti që mund të parashikojnë një tradhti të mundshme, por ndonjëherë karakteristikat fizike thonë gjithashtu diçka. Sado e çuditshme t’ju duket herën tjetër që të keni dyshimet tuaja shihini dikujt gishtin e unazës. Studiues nga Oxford University kanë arritur në përfundimin se ka një lidhje mes gjatësisë së atij gishti dhe gjasave për të tradhtuar.
5- Në familjen e tyre ka patur histori tradhtish
Njerëzit që janë rritur në një ambient ku ka patur sjellje abuzive ose tradhti kanë më shumë gjasa të tradhtojnë vetë ose të zgjedhin partnerë tradhtarë. Kjo lloj lidhjeje nuk është vendimtare apo 100% direkte, por fakti që në familjen e tyre ka patur të tilla historish, ndikimi në një mënyrë a një tjetër është i pashmangshëm.
6- Janë njerëz që varen nga të tjerët
Dikush që s’është plotësisht i pavarur ka gjasa të tradhtojë sepse i duhet të ndjejë afirmimin e të tjerëve. Kërkojnë vazhdimisht vëmendje nga dikush që është jashtë lidhjes së tij “të sigurt”.
7- I tremben intimitetit emocional
Ka njerëz që i tremben përfshirjes emocionale dhe kur shohin që gjërat mes tyre po thellohen më shumë nga ç’mendonin- distancohen. Për disa njerëz tradhtia është një mënyrë për të sabotuar veten. Ata tradhtojnë për të ndërprerje lidhjen e fortë emocionale.
8- Tradhtarët kanë një ngjyrë të caktuar flokësh
Sipas studimeve ka rezultuar se biondet (natyralet) kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, sikurse burrat me ngjyrë gështenjë flokësh (pra 90% e tyre?). Kjo s’është vendimtare, por ekziston si trend.
9- Nuk kanë shumë miq apo familjarë
Nëse dikush ndihet vetëm, mund të tradhtojë për t’u ndjerë i lidhur në një mënyrë apo tjetër. Veçanërisht nëse i ka munguar dashuria e familjes apo miqtë. Një lidhje jashtë lidhjes mund t’i duket si një shok tjetër i ri.
10- Jeta e tyre sociale është paksa komplekse
Ndonëse është mirë që secili nga partnerët të ketë dhe shijojë kohën e tij vetëm, nëse pjesën më të madhe ti nuk je me të detyrimisht je më i prirur për të krijuar marrëdhënie të tjera të reja. Prandaj terapistët e çifteve i vënë kaq shumë rëndësi kohës cilësore në çift.
11- Kanë tradhtuar më parë
“Njëherë tradhtar, përgjithmonë tradhtar?!” Ndoshta!
12- Janë njerëz që mërziten shpejt
Për të mbushur boshllëkun, gjejnë ngushëllim tek tradhtia, pavarësisht përfshirjes emocionale me partnerin.